Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë shpalos 20 rregulla për themelimin e Asociacionit
Foto: Laura Hasani

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë shpalos 20 rregulla për themelimin e Asociacionit

Aktuale November 10, 2023 - 17:38

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar një raport që përmban 20 rregullat kryesore që duhet respektuar në rast të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Bëhet e ditur se ky raport bazohet mbi analizën e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 që u arritën nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Zeri.info.

Drejtori ekzekutiv i QKSS-së, Mentor Vrajolli tha se është e rëndësishme që Asociacioni të përputhet me Kushtetutën e Kosovës dhe të respektojë parimet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të vitit 2015.

Në anën tjetër Ramadan Ilazi, udhëheqes i Hulumtimeve në QKSS, shtoi se “Ne besojmë se këto rregulla ofrojnë një kornizë të balancuar për qeverinë e Kosovës që të vazhdojë me themelimin e ASM-së, duke adresuar shqetësimet por edhe duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet të gjitha palëve të përfshira dhe integrimin e komunitetit serb të Kosovës”.

Sipas QKSS-së, respektimi i këtyre rregullave forcon mundësinë e marrjes së një vlerësimi pozitiv nga Gjykata Kushtetuese për kuadrin themelor të ASM-së.

Rregullat kryesore për themelimin e Asociacionit:

1. Përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 që rregullon parimet e normalizimit të marrëdhënieve.

2. Respektimi i nenit 93 të Kushtetutës së Kosovës lidhur me kompetencat e qeverisë së Kosovës.

3. Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe (BSHK) në Kosovë nuk mund t'i nënçmoj komunat pjesëmarrëse si njësi bazë të vetëqeverisjes lokale.

4. Përputhshmëria me nenin 44 të Kushtetutës lidhur me lirinë e asociimit.

5. Pajtueshmëria me nenet specifike të Kushtetutës së Kosovës që kanë të bëjnë me pushtetin lokal, parimet e përgjithshme dhe organizimin e vetëqeverisjes lokale.

6. Përfshirja e bashkëpunimit ndërkomunal si parim themelor.

7. Kriteret e anëtarësimit bazuar në nenin 124(4) të Kushtetutës së Kosovës.

8. Sigurimi i përfaqësimit të larmishëm në personelin e ASM nga të gjitha grupet etnike në komunat pjesëmarrëse.

9. Kompetencat e harmonizuara me marrëveshjen e vitit 2013, roli koordinues për bashkëpunimin ndërkomunal që mbulon fusha si zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, kultura dhe mirëqenia sociale./Zëri