Haxhiu e ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit flasin për reformat në drejtësi

Haxhiu e ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit flasin për reformat në drejtësi

Aktuale November 10, 2023 - 17:32

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka pritur në takim ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendin.

Në këtë takim është diskutuar për reformat në drejtësi, zbatimin e ligjit për parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, raporton Zeri.info.

Po ashtu u fol edhe për problematikat e prokurorive në Mitrovicë e Prizren dhe çështje të tjera që lidhen me sistemin e drejtësisë.

“Në takim me Kryeprokurorin, Besim Kelmendi, diskutuam për çështje të interesit të përbashkët e që ndërlidhen me Deklaratën e zotimeve për reformën në drejtësi, zbatimin e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna në familje dhe me bazë gjinore, rëndësinë e rritjes së numrit të mbrojtësve të viktimave, objektet e prokurorive në Mitrovicë dhe Prizren dhe çështje të tjera që ndërlidhen me përgjegjësitë tona institucionale”, shkroi Haxhiu në Facebook. /Zëri