Kurti udhëton për në Spanjë, merr pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë
Foto: Laura Hasani

Kurti udhëton për në Spanjë, merr pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë

Aktuale November 10, 2023 - 17:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë 2023.

Bëhet e ditur se ky kongres do të bashkojë liderë të shumë shteteve për të diskutuar çështje të ndryshme dhe po ashtu do të zgjedhet edhe udhëheqësia e këtij kongresi për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme evropiane, raporton Zeri.info.

“ Gjatë kësaj pjesëmarrjeje njëditore, Kurti do të shoqërohet nga ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe zv.ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti”, thuhet më tej në komunikatë. /Zëri