Në Hagë shfaqet konferenca e Gjergj Dedajt pas vizitës në Qirez gjatë vitit 1998

Në Hagë shfaqet konferenca e Gjergj Dedajt pas vizitës në Qirez gjatë vitit 1998

Aktuale November 08, 2023 - 10:46

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë po e vazhdon dëshminë e tij dëshmitari Gjergj Dedaj në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në pyetje këtë dëshmitar është duke e marrë mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit, Luka Misetic.

Fillimisht, Misetici kërkoi që të paraqesë konferencën për shtyp të 23 shtatorit 1998 të delegacionit të partive politike shqiptarë pas vizitës në Qirez dhe pas ngjarjes në Baicë.

Në këtë konferencë Gjergj Dedaj tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është interesuar për aktivitetin e tyre politik.

Ndër të tjera, Dedaj kishte thënë se nuk kishte qenë i kërcënuar, ndërsa sipas tij atë kohë kishte thënë se ndalesa e tyre ishte e pakuptimtë.

“Interesimi i tyre në radhë të parë ishte se pse nuk e kemi paralajmëru vizitën që mendoj se ne nuk do të paralajmërojmë vizitat se ku do të shkojmë asnjëherë dhe do të shkojmë edhe në territoret tjera sepse e kemi obligim të shkojmë tek njerëzit tonë, tokat tona, trevat tona. Nuk kemi qenë të kërcënuar në kuptimin e fjalës kërcenim. Mendoj që ndalesa sipas menimit tim ishte e pa kuptimtë. S’ka pas arsye që ne te ndalohemi përderisa ne ishim të gjithë persona publik domethënë ishim njerëz që për aktivitetin tonë, punën tonë domethënë e dinte i gjithë opinioni dhe kemi punu në mënyre legale, prandaj ne nuk kishim shkuar që të bëjmë asnjë lloj propagande, as politike, as partiake, as kundër UÇK-së as kundër UÇK-së”, kishte thënë Dedaj në këtë konferencë.