Hovenier takon drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur: Të punohet për të zgjidhur rastet
Jeff Hovenier, ambasadori i SHBA-së në Kosovë sot ka takuar drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur.
Ai sërish ka bërë thirrje që të punohet më shumë për ta zgjedhur fatin e personave të zhdukur, raporton Zeri.info.
Hovenieri thotë se kanë kaluar shumë vite me shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.
“Jam i nderuar të takohem sot me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur dhe të dëgjoj për punën e tyre të rëndësishme. Ne përsërisim thirrjen tonë për zyrtarët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet. Kanë kaluar shumë vite me shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve”, shkroi ai në platformën “X”. /Zëri
Honored to meet with the heads of the Missing Persons Resource Center today and hear about their important work. We repeat our call for officials to overcome differences and work together to resolve cases. Too many years have gone by with too few answers for families of the… pic.twitter.com/DHXnx2K0tQ
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 6, 2023