Specialja e “mbyllur” që gjykon pjesëtarët e UÇK-së

Specialja e “mbyllur” që gjykon pjesëtarët e UÇK-së

Aktuale November 05, 2023 - 22:22

Kjo ndërtesë ku është vendosur një organ drejtësie në Hagë, u bë kryelajm i mediave të botës kur të hënë e tre prillit të 2023-tës, nisën gjykimet e para ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mbase kjo mund të konsiderohet si një prej seanca të vetme pa ndërprerje që kur gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së ka nisur.

Shpesh herë për të mos thënë çdo herë gjatë deklarimeve të dëshmitarëve në rastin e Hashim Thacit dhe të tjerëve gjatë seancave iu del kjo fotografi.

Të thirrur në mbrojtje të dëshmitarëve, Gjykata Speciale mbyll gati hermetikisht transparencën për publikun.

Sylejman Sylejmani, Gazetar në RTV Dukagjini tregon se sa herë janë interesuar që të kenë qasje në seancë edhe gjatë kohës kur ajo vazhdon të jetë e mbyllur.

Sikur gazetari I Televizionit Dukagjinit, në monitorimin dhe raportimin e rregullt nga seancat e Speciales edhe Besian Beha, gazetar në gazetën Nacionale.

Ai i cili edhe po qëndronte në Hagë gjatë këtyre ditëve tregon qasjen e cila i është ofruar mediave brenda objektit të Gjykatës.

Besian Beha, Gazetar në Gazeta Nacionale ka treguar një moment të cilin për shkak të mbylljes së seancës ishin krijuar paqartësi sa i përket dëshmitarit.

Ndërkohë që avokatë të akredituar në këtë institucion të drejtësisë kosovare me seli në Hagë, kanë dhënë arsyet se pse po ndodhë kjo mbyllje e seancave gjyqësore.

Mirëpo Taulant Hodaj, Avokat i akredituar nga Gjykata Speciale mbetet kritkik për mostransaprencën e përgjithshme të kësaj gjykate.

Që nga fillimi i punës së Gjykatës Speciale, deri me tani vetëm një proces gjyqësor për krime lufte ka përfunduar në shkallë të parë.

Bëhet fjalë për rastin e Sali Mustafës, që është dënuar me 26 vjet burgim, proces ky që po ashtu është karakterizuar me shumë seanca të mbyllura për publikun. /dukagjini