Opozita në Shqipëri i rrëzon karriget dhe lëshon tymuese në seancë të Kuvendit

Opozita në Shqipëri i rrëzon karriget dhe lëshon tymuese në seancë të Kuvendit

Aktuale November 02, 2023 - 10:44

Është zhvilluar me tensione seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e opozitës siç edhe paralajmëruan kanë kthyer përmbys karriget e deputetëve socialistë duke penguar vijimin e seancës.

Teksa kanë bllokuar foltoren në Kuvend,  deputetët e opozitës kanë vendosur ta çojnë deri në fund paralajmërimin e tyre për të penguar punën.

Ndërkohë deputeti Ervin Salianji ka ndezur tymuese në Kuvend.

Gjithashtu deputetët e opozitës kanë krijuar zhurma duke përplasur tavolinat. Nga ana tjetër deputetët e Partisë Socialiste miratojnë projektligjet në rendin e ditës. /abcnews