
Osmani e Kurti, pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor
Sot nga ora 16:00 do të mbahet ceremonia e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
“Ju njoftojmë se sot, më 1 nëntor 2023, nga ora 16:00, në ndërtesën e Qeverisë mbahet ceremonia e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor. Në këtë ceremoni marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ushtruesi i detyrës, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Christoph Fuchs, drejtori ekzekutiv Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, Isak Skenderi.
Samiti do t’i bëjë bashkë krerët rajonalë, liderët institucionalë e përfaqësues të shoqërisë civile, që së bashku do të shkëmbejnë përvojat për adresimin dhe eliminimin e diskriminimit racor në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.