Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme

Aktuale October 26, 2023 - 08:07

Sot nga ora 10:00 Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës.

Në rend dite janë 11 pika, duke përfshirë plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.

Ndërsa nga ora 12:00 është paralajmëruar seancë e jashtëzakonshme.

Në rend dite është debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.