Pas 24 viteve pastrohet në tërësi Pallati i Rinisë në Prishtinë

Pas 24 viteve pastrohet në tërësi Pallati i Rinisë në Prishtinë

Aktuale October 14, 2023 - 21:16

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se pas 24 viteve është pastruar në tërësi Pallati i Rinisë në kryeqytet.

“Së shpejti fillojmë me realizimin e planeve tjera për t'ia kthyer gjallërinë ikonës së Kryeqyteti”, ka shkruar Rama në faqen e tij në ‘Facebook”.

Po ashtu njëra nga hapësirat në kët pallat po rinovohet dhe bëhet gati për Festivalin e Këngës në Radio Televizionin e Kosovës. Edicioni i parë i festivalit do të transmetohet në RTK gatë datave 26, 27 e 28 tetor 2023.