Zvonko Veselinoviq merret në pyetje në Beograd, akuzohet se ka paguar një milion euro për dy vrasje

Zvonko Veselinoviq merret në pyetje në Beograd, akuzohet se ka paguar një milion euro për dy vrasje

Aktuale October 04, 2023 - 18:23

Zvonko Veselinoviq sot është marrë në pyetje nga Departamenti i Tretë i Policisë së Beogradit për pretendimet e Sllobodan Milenkoviq, inspektorit që zbuloi “Jovanjicën”, se Veselinoviqi dyshohet se ka paguar një milion euro për dy vrasje.

Sipas Milenkoviqit, për vrasjen e tij janë siguruar gjysmë milioni euro dhe gjysma tjetër për vrasjen e inspektorit Dushan Mitiq.

Veselinoviqi iu përgjigj ftesës dhe kreu testin e poligrafit, të cilin e kaloi, raporton nova.rs.

I sanksionuari nga SHBA-ja, Veselinoviq ka bërë një kallëzim penal kundër Milenkoviqit për shpifje dhe pretendime të rreme.

Kujtojmë se zyra avokatore Tomanoviq, e cila përfaqëson inspektorin Slobodan Milenkoviq, i cili zbuloi pronën “Jovanjica”, dje ka njoftuar se për likuidimin e inspektorit Milenkoviq janë paguar 500 mijë euro.

Ndryshe, Milenkoviq paraprakisht kishte raportuar tek autoritetet kompetente se i ishte kërcënuar jeta dhe se kishte informacione se një klani i drogës kishte pranuar ofertën për ta likuiduar atë.