Szunyog viziton veriun: Dëgjova zëra dhe perspektiva të ndryshme për situatën aktuale

Szunyog viziton veriun: Dëgjova zëra dhe perspektiva të ndryshme për situatën aktuale

Aktuale October 03, 2023 - 15:53

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar sot veriun e Kosovës i cili para më shumë se një jave u përball me sulmin terrorist.

Szunyog ka thënë se nga atje ka dëgjuar zëra dhe perspektiva të ndryshme për situatën atkuale, ndërsa ka thënë se rasti i fundit është kujetësë tragjike e rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës, transmeton Zeri.info.

“Në një vizitë në veri të Kosovës, dëgjova zëra dhe perspektiva të ndryshme për situatën aktuale në terren. Zhvillimet e fundit janë një kujtesë e ashpër dhe tragjike e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës, për sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj dhe për rajonin më të gjerë.

Theksova rolin dhe rëndësinë që kanë aktorët vendas në kontributin në uljen e tensioneve në këtë moment kritik”, ka shkruar Szunyog në Twitter. /Zëri