Von Cramon: Gjermania duhet të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka kërkuar nga Gjermania të vendosë më shumë trupa në Kosovë.
Përmes rrjetit social “X”, ka theksuar se Gjermania duhet të prijë me dërgimin e trupave shtesë.
“Gjermania duhet të vendosë më shumë trupa për të siguruar paqen dhe për të mbrojtur të gjithë në Kosovë, ku KFOR-i i udhëhequr nga NATO-ja mbetet jetik”, ka shkruar Von Cramon në platformën “X”.
Ndërsa vendimin e Britanisë së Madhe për të vendosur 200 trupa në Kosovë e cilësoi si të rëndësishëm.
“Vendim i rëndësishëm është ai i Britanisë së Madhe për të vendosur 200 trupa ushtarakë për të përforcuar NATO-n dhe KFOR-in në terren”, ka shkruar eurodeputetja.
NATO-ja njoftoi të premten se ka miratuar forca shtesë për t’i dislokuar në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – për shkak të rritjes së tensioneve.
“Ne gjithmonë do të sigurojmë që komandanti ynë t’i ketë burimet dhe fleksibilitetin e nevojshëm, në mënyrë që KFOR-i [Misioni i NATO-s në Kosovë] ta përmbushë mandatin e tij”, tha përmes një deklarate sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai, po ashtu, bëri thirrje për “shtensionim urgjent” të situatës.
Tensionet në veri u rritën sërish nga 24 shtatori, kur grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Në përleshjet që pasuan mbetën të vrarë edhe tre sulmues.
Important decision to deploy 200 UK ë combat troops to reinforce ë@NATO_KFORë on the ground.
— Viola von Cramon ë (@ViolavonCramon) October 2, 2023
ë should lead in deploying more troops to ensure peace, deter and protect everyone in ë, whereby ë@NATOë led #KFOR remains vital. https://t.co/5ByPNDaYel