I alarmuar nga prania e trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën, shprehet Torresi

I alarmuar nga prania e trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën, shprehet Torresi

Aktuale September 30, 2023 - 09:57

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dje i kanë kërkuar Serbisë që të tërheq trupat nga kufiri me Kosovën, në këtë mënyrë që kontribuojë për paqe në rajon.

Të njëtin mendim e ndan edhe kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, i cili u shpreh se këta trupa duhet të largohen menjëherë dhe të punohet që të de-përshkallëzohet situata në veri, raporton Zeri.info.

“Si një përkrahës dhe aleat krenar dhe i palëkundur i Republikës së Kosovës, jam gjithnjë e më i alarmuar nga raportimet për një dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe përgjatë kufirit Serbi-Kosovë”, shkroi ai në Tëitter. /Zëri