Frikë nga hakmarrja e Vuçiqit në Luginë, Kamberi thirrje ndërkombëtarëve ta parandalojnë

Frikë nga hakmarrja e Vuçiqit në Luginë, Kamberi thirrje ndërkombëtarëve ta parandalojnë

Aktuale September 28, 2023 - 14:55

Deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë kundër presidentit Aleksandar Vuçiq, ose siç e ka quajtur ai “autokratit serb”.

Kamberi ka kërkuar reagimin ndaj deklaratës së Vuçiqit, i cili ka thënë se në mesin e policëve kosovarë ishin edhe “kriminelët e trajnuar nga Presheva”.

Ai thekson se ndërkombëtarët duhet të veprojnë ndaj çdo tentative të Vuçiqit për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Presidenti Vuçiq mbrëmë deklaroi se në aksionin e Banjskës, në mesin e policëve profesionistë të RKS-së, ishin edhe ‘kriminelët e trajnuar nga Presheva’. Ftoj bashkësinë ndërkombëtare të veprojë në parandalimin e çdo tentative të autokratit serb për hakmarrje ndaj Albit nga Lugina e Preshevës”, shkroi Kamberi.