Kosova me rezolutë dënon sulmin terrorist të Serbisë në veri të vendit
Foto: Laura Hasani

Kosova me rezolutë dënon sulmin terrorist të Serbisë në veri të vendit

Aktuale September 28, 2023 - 13:54

Kuvendi i Kosovës, përmes një rezolute, ka dënuar me termat më të rëndë sulmin e organizuar nga Serbia në veri të vendit, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku.

Rezoluta është harmonizuar me të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, në përjashtim të Listës Serbe, e cila tash e disa seanca bojkoton punën e Kuvendit.

Kjo rezolutë ka marrë 97 vota, nuk ka pasur asnjë votë kundër ose abstenim. /Zëri

Image