Muja bën krahasimin: Vuçiqi, Vulini dhe Radojiçiqi - version modern i Millosheviqit, Sheshelit e Arkanit
Foto: Laura Hasani

Muja bën krahasimin: Vuçiqi, Vulini dhe Radojiçiqi - version modern i Millosheviqit, Sheshelit e Arkanit

Aktuale September 28, 2023 - 08:12

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka ndërtuar një paralele mes Vuçiqit, Vulinit e Radojiçiqit dhe Millosheviqit, Sheshelit e Arkanit. Sipas tij, tre të parët janë versioni modern i treshes së dytë.

“Aleksandar Vuçiqi, Vulini dhe Radojiçiqi janë pasqyrë e modernizume e Millosheviqit, Sheshelit dhe Arkanit. Këta janë version i ditëve të sotit”, deklaroi Muja.

“Kosova iu ka nënshtru agresionit. Mjeti ka qenë terrorizmi. Shteti serb ka qenë këmbë e krye i involvum në sabotimin e shtetit të Kosovës. Madje këtë herë e kanë ngrit nivelin e eskalimit”.

Sulmi terrorist, sipas Mujës, u krye me armë të marra nga ushtria dhe xhandarmëria serbe, nën urdhrat e Vuçiqit dhe Vulinit.

“Me gjithë atë arsenal të armëve që i kanë marrë nga ushtria serbe dhe xhandarmëria serbe, nën urdhra të Vuçiqit dhe Vulinit, projekti i tyre ka qenë për të vrarë sa më shumë”.

Ai ka thënë se Serbia dhe Rusia tentuan që ta ripërsërisin në Kosovë, skenarin e njëjtë që është implementuar në Ukrainë.

“Këta janë duke ripërsëritë skenarin e saktë të Krimesë dhe Donbasit që e ka implementu Rusia. Edhe këta njerëzit e gjelbër që i pamë atje i ka përdor Rusia në Krime. Këtyne iu ka mbetë vetëm edhe një nivel i lartë i eskalimit, ndërhyrja ushtarake. Në të gjitha kanë dështu, mirëpo ju mbetet edhe karta e fundit, ndërhyrja ushtarake”.

“Duke njoftë kapacitetet e shtetit tonë, pata thonë që kushdo që hyn ka me u kthy në arkivol”, tha ai. /atv