Sot organizohen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare
Foto: Laura Hasani

Sot organizohen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare

Aktuale September 28, 2023 - 08:10

Nga Kuvendi i Kosovës njoftojnë se sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve.

Nis në orën 9:30 ai për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. Më pas nga ora 10:00 vazhdon mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Ndërkaq gjysmë ore më vonë, nga ora 10:30, mblidhet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.