
Sot, mot me diell dhe vranësira
Aktuale
September 28, 2023 - 07:57
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHMK-ja njofton se temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime me të së mërkurës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.