Belgjika dhe Polonia dënojnë sulmin ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës
Ministria e Jashtme e Belgjikës ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vdekur një polic në Banjskë të Zveçanit.
Ata kanë thënë se autorët duhet të vihen para drejtësisë.
“Belgjika dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe shpreh ngushëllimet e saj për familjen dhe të dashurit e oficerit të vrarë. Faktet duhet të hetohen plotësisht dhe autorët të vihen para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme belge.
Belgium strongly condemns the abhorrent attack on the Kosovo police and expresses its condolences to the family and loved ones of the officer who was killed. The facts must be fully investigated and the perpetrators brought to justice. pic.twitter.com/hKGQIKqH9H
— ë Belgium MFA (@BelgiumMFA) September 25, 2023
Njëkohësisht edhe ministria e Jashtme e Polonisë ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku në mëngjesin e së dielës.
Ata kanë thënë se autorët duhet të sillen para drejtësisë.
“Polonia dënon me termet më të forta sulmet ndaj Policisë së Kosovës. I shprehim ngushëllimet familjes dhe kolegëve të policit të vrarë në krye të detyrës dhe urojmë shërim të shpejtë dy zyrtarëve të plagosur. Autorët e këtyre akteve të tmerrshme duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftimin zyrtarë të ministrisë së jashtme polake.
ë condemns in the strongest terms the attacks on @Kosovo_Police. We express condolences to the family and colleagues of the police officer killed in the line of duty & wish two officers injured speedy recovery. The perpetrators of these horrible acts must be brought to justice.
— Ministry of Foreign Affairs ë (@PolandMFA) September 24, 2023
Ndryshe, kujtojmë se dje në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën.