Geopost: Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi Vuçiqin

Geopost: Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi Vuçiqin

Aktuale September 25, 2023 - 14:52

Dikush nga Manastiri i Banjskës ka tradhtuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot për “Geopost” një burim i lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Serbisë.

“Dje dikush e tradhtoi presidentin Vuçiq dhe shërbimet e inteligjencës serbe do ta hetojnë këtë”, tha burimi.

Sipas tij, Vuçiqi është tradhtuar në lidhje me rezistencën në Banjskë.

“Të paktën 6 serbë janë vrarë. Aksioni nuk duhej të përfundonte kështu, me këtë bilanc. Kjo dëmton shumë Vuçiqin dhe institucionet e Serbisë, serbët e Kosovës dhe pozitën e Serbisë në dialog”, ka thënë burimi nga strukturat e sigurisë serbe. Si pasojë e një sulmi terrorist mëngjesin e së dielës është vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku në veri të Kosovës.

Beteja mes Policisë së Kosovës dhe grupit terrorist vazhdoi edhe më vonë, kur këta të fundit kishin ikur për në Manastirin e Banjskës, fshat në Zveçan.

Si pasojë e luftimeve forcat e Policisë së Kosovës, si kundërpërgjigje i kanë vrarë katër persona nga grupi kriminal serb.