![Policia e Kosovës kryen kontrolle të rrepta në Rudar të Mitrovicës [video]](/uploads/zeri.info/images/2023/September/25/auto_384060947_854570226190214_3002384548304230483_n1695641803.jpg)
Policia e Kosovës kryen kontrolle të rrepta në Rudar të Mitrovicës [video]
Aktuale
September 25, 2023 - 13:35
Në orët e hershme të ditës së diel Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga disa terroristë serbë të pajisur me armatim të rëndë.
Për pasojë nga ky akt mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, kurse dy policë të tjerë u lënduan, shkruan Zeri.info.
Si kundërpërgjigje dhe për çështje sigurie dje u mbyll rruga që çon te Manastiri në Banjskë, vend që u strehua grupi i armatosur serb.
Në vazhdën e masave edhe sot Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e njësiteve të saj në tërë veriun e Mitrovicës.
Edhe në Rudar vërehet një numër i madh i Policëve, të cilët kryejnë kontrolle të rrepta të veturave dhe njerëzve që kalojnë nëpër këto rrugë.
“Zëri” ju sjell pamje nga atje:




