Rreshteri Afrim Bunjaku shpallet hero i Kosovës, nderimin e pranojnë dy djemtë e tij
Foto: Telegrafi

Rreshteri Afrim Bunjaku shpallet hero i Kosovës, nderimin e pranojnë dy djemtë e tij

Aktuale September 25, 2023 - 13:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë urdhrin “Heroi i Kosovës” për policin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator në veri.

Urdhrin e pranuan familja e policit gjatë mbledhjes komemorative që po mbahet në Prishtinë, ku po nderohet polici i vrarë, transmeton Telegrafi.

“Në emër të qytetarëve ia ndaj urdhrin ‘Hero i Kosovës’ rreshterit Afrim Bunjaku. Ai ka rënë heroikisht në mbrojtje të vendit”, deklaroi presidentja.

Në mbledhjen komemorative janë duke marrë pjesë krerët shtetërorë, ambasadorët e qytetarët.