![Rreshteri Afrim Bunjaku shpallet hero i Kosovës, nderimin e pranojnë dy djemtë e tij](/uploads/zeri.info/images/2023/September/25/auto_383913913_715788383911650_6997824014129284212_n-1-1130x6351695639947.jpg)
Rreshteri Afrim Bunjaku shpallet hero i Kosovës, nderimin e pranojnë dy djemtë e tij
Aktuale
September 25, 2023 - 13:04
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë urdhrin “Heroi i Kosovës” për policin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator në veri.
Urdhrin e pranuan familja e policit gjatë mbledhjes komemorative që po mbahet në Prishtinë, ku po nderohet polici i vrarë, transmeton Telegrafi.
“Në emër të qytetarëve ia ndaj urdhrin ‘Hero i Kosovës’ rreshterit Afrim Bunjaku. Ai ka rënë heroikisht në mbrojtje të vendit”, deklaroi presidentja.
Në mbledhjen komemorative janë duke marrë pjesë krerët shtetërorë, ambasadorët e qytetarët.