Rusia thotë se po e “vëzhgon nga afër” gjendjen në veri të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Rusia thotë se po e “vëzhgon nga afër” gjendjen në veri të Kosovës

Aktuale September 25, 2023 - 12:58

Ka nisur mbledhja komemorative në nderim të rreshterit që u vra dje në veri, Afrim Bunjaku.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë numër i madh njerëzish, përfshirë presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe kryekuvendarin Konjufca.

Aty gjenden edhe familja e rreshterit Bunjaku.

Mbledhja ka nisur me intonimin e himnit shtetëror dhe më pas është mbajtur një minutë heshtje.

Autoritetet kosovare thanë se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Rreth 30 sulmues ishin vendosur në manastirin e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit dhe përreth tij.

Policia e Kosovës e mori kontrollin e manastirit të dielën vonë dhe tani është duke e siguruar fshatin.

Të hënën më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko.

“Jam mirënjohës që (ambasadori rus) i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe”, shkroi Vuçiqi në llogarinë e tij në Instagram më 25 shtator.

Ai nuk ka dhënë hollësi se për çfarë kërkesash bëhet fjalë.

Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës. /REL