Kolegu i Afrim Bunjakut tregon detaje se si u vra ai sot në Banjskë të Zveçanit
Foto: Laura Hasani

Kolegu i Afrim Bunjakut tregon detaje se si u vra ai sot në Banjskë të Zveçanit

Aktuale September 24, 2023 - 13:46

Fahri Shala, pjestar i Policisë së Kosovës ka bërë një postim në kujtim të rreshterit të vrarë, Afrim Bunjakut, i cili ka thënë se në momentin kritik ishte së bashku me të.

Ai ka thënë se Bunjaku u vra në mënyrë tinëzare nga personat e armatosura në Banjskë, raporton Zeri.info.

“Me trishtim të madh dhe zemër të thyer dëshirojmë të përshkruajmë ndjenjat e mia të thella të dhimbjes dhe humbjes për kolegun tonë të nderuar Rreshter Afrim Bunjaku. Ai la pas një ndikim të thellë jo vetëm në jetën tonë profesionale, por edhe në jetën tonë personale”, shkroi ai ndër tjera.

Shala ka përmendur edhe vlerat e rreshterit Bunjaku si njeri, por edhe si rreshter.

“Kolegu ynë Rreshter Afrim Bunjaku ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me një karakter të fortë dhe një përkushtim të paepur ndaj detyrës së tij. Ai punoi me përkushtim në detyrën zyrtare dhe solli një ndryshim të vërtetë në komunitetin tonë dhe në jetën e të tjerëve.

Kujtimet me të janë të pafund, nga momentet e gëzueshme të bashkëpunimit profesional deri te kujtimet personale të ndarë me të gjatë rrugës sonë të përbashkët. Ai ishte një mik i vërtetë dhe një koleg i shkëlqyeshëm”, shkroi ai ndër tjera. /Zëri