Zjarr në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, zjarrfikësit dalin në vendngjarje
foto: Ilustrim

Zjarr në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, zjarrfikësit dalin në vendngjarje

Aktuale September 20, 2023 - 23:08

Sot në mbrëmje një arë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës është përfshirë nga flakët.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i zjarrfikësve të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit

“Rasti është raportuar rreth orës 20:00, në orën 21:00 jemi kthyer, por zjarri ka qenë jashtë hapësirës së aeroportit. Zjarri është lokalizuar”, ka thënë kujdestari i ndërrimit të zjarrfikësve për rajonin e Lipjanit.