Lindita Nikolla takohet me Ylber Aliun, përfaqësues i kompanisë “ND Group” të Lazim Destanit

Lindita Nikolla takohet me Ylber Aliun, përfaqësues i kompanisë “ND Group” të Lazim Destanit

Aktuale September 20, 2023 - 22:03

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka takuar sot në Dusseldorf të Gjermanisë përfaqësues te kompanive të themeluara nga Lazim Destani.

Ajo është pritur nga menaxheri i ND Group Ylber Aliu në Dusseldorf, transmeton Zeri.info.

Nikolla ka thënë thenë se diaspora shqiptare në Landin North Rhine Westfalia, është integruar me sukses në tregun, ekonominë dhe shoqërinë gjermane.

“Një takim miqësor e mbresëlënës me z. Ylber Aliu dhe z. Skënder Xhakaliu, përfaqësues të kompanive të themeluara nga sipërmarrësi i suksesshëm z. Lazim Destani, në Düsseldorf”, ka shkruar Nikolla.

Ajo ka përgëzuar Destanin për suksesin e arritur në Evropë.

“Përgëzime për sipërmarrjet e suksesshme! Mirënjohje z.Destani edhe për kontributin si anëtar aktiv i Këshillit Koordinues të Diasporës!”, ka shkruar kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë./Zëri