Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

Aktuale September 20, 2023 - 20:38

Analisti serb Dushan Janjiç ka folur rreth situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndër të tjerat ai ka komentuar edhe qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, kundrejt të dërguarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

Janjiçi tha se Kurti po përpiqet t’i kalojë përgjegjësitë e tij te Lajçaku, por edhe ky i fundit nga ana e tij ka bërë shumë gabime.

Analisti shtoi se parë nga perspektiva e serbëve, Lajçaku po mban anën e Kurtit.

“Kurti po përpiqet t’i kalojë përgjegjësitë e tij te Lajçaku. Por nga ana tjetër Lajçaku ka bërë shumë gabime. Nga perspektiva e serbëve ai mban anën e Kurtit, këtu dhe për shumë muaj të tjerë më parë”, tha analisti serb.