Mjekët në Gjakovë e Rahovec mohojnë të jenë përgjegjës për vdekjen e 73-vjeçarit
73-vjecari nga Rahoveci, Mustafë Cena në mëngjes u zgjua i plogësht dhe deri në mbrëmje pas disa orësh nëpër spitale, i njëjti në mbrëmjen e po asaj dite ndërroi jetë në pragun e shtëpisë.
Familja Cena, pretendojnë që i ati i tyre humbi jetën si pasojë e neglizhencës së pari nga QKMF-ja në Rahovec për të vazhduar tutje edhe në Spitalin Rajonal të Gjakovë.
Menjëherë pas përfundimit të së pames së kryefamiljarit të tyre, Familja Cena u drejtua me ankesa në të gjitha instancat që lidhen me shëndetësi.
Ata ankesë dërguan dhe në Këshillin e Pacientëve në Rahovec.
Këta të fundit, e këshilluan që ankesën lidhur me rastin e të atit të e drejtojnë tek Inspektoriati Shëndetësor sepse ata mund të e zbardhin këtë cështje.
Dhe ashtu bënë, mirëpo deri më tani Familja Cena nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga ndonjëra nga institucionet ku drejtuan ankesa.
Brengën e tyre për vdekjen e kryefamiljarit, familja Cena e sollën edhe deri në KIKS Kosova.
Në një rrëfim ekskluziv për KIKS-in, vajzat e tij, Adelina dhe Ilirjana rrëfejnë për padrejtësitë që pretendojnë që ju bënë babait të tyre ditën kritike.
Së pari, ankesat e tyre hudhen kundrejt QKMF-së “Fahredin Hoti” në Rahovec, e cila nuk ua ofroi makinën e ambulancës edhe pse Mustafa në ato momenti saturimin e kishte vetëm 60%.
Për të marrë përgjigje nga ky institucion, KIKS-i udhëtoi për në Rahovec dhe shkoi deri tek zyra e drejtorit të kësaj qendre.
Mirëpo nga kjo qendër nuk pranuan që të japin përgjigje përpara kamerës lidhur me rastin e Mustafë Cenës.
Edhe pas insistimit të ekipit të KIKS Kosovës, të njëjtin deklaruan që përgjigjet do japin vetëm me e-mail, sipas tyre, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
Tutje, në një përgjigje për kiks kosovën, U.d Drejtor i QKMF-së, Dr. Elbunit Kryeziu, tha se pacientit nuk iu ofrua autoambulanca për shkak se në ato momente ai posedonte gjendje stabile. /klankosova