UNICEF-i fillon fushatën për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara

UNICEF-i fillon fushatën për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Aktuale September 20, 2023 - 19:21

Si fëmijë me aftësi të kufizuara Esra Kerveshi ballafaqohet çdo ditë me probleme dhe sfida të çasjes në hapësira publike, megjithë këto vështirësi të përditshme Esra siç edhe ajo vetw tha qw wshtw me fat që prindërit arrijnë të shoqërojnë për në shkollë çdo ditë, por jo secili fëmijë me aftësi të kufizuara e ka këtë mundësi, tha Esra Kerveshi nxënësja nga Mitrovica e cila foli në ceremoninë zyrtare të fushatës “Gjithëpërfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Unë me karrocë lëvizi në të njëjtën rrugë me veturat, çdo ditë për në shkollë” Esra Kerveshi.

Esra gjithashtu është në krye të grupit avokues të fëmijëve me aftësi të kufizuar “Zëri Ynë”  themeluar në vitin 2022 nga Forumi Kosovar I Aftësisë së Kufizuar, po edhe sot si zë aokues përsërit kërkesat që fëmijët i kanë ndaj institucioneve në përmbushjen e obligimeve ligjore kundrejt Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar në Kosovë.

Me lansimin e fushatës nga UNICEFI-I Programi në Kosovë për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë, prej sot e deri në nëntor të vitit 2024 do të vazhdojë fushata edhe në komuna të tjera me kërkesat:  Më shumë ambiente gjithë përfshirëse; Çasje më të mirë në hapësira publike; Të eliminojmë stigmën(linçimin) dhe diskriminimin; dhe T’i përshpejtojmë reformat dhe polikat ligjore.

Ndërsa përveç zyrtarëve të tjerë foli edhe shefja e UNICEF-it në Kosovë znj. Nona Zicherman e cila foli për rëndësinë dhe thelbin e fushatës, ndër të tjera ajo tha se mungojnë të dhënat e sakta për fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë, por vlerësohet se mbi 8% e fëmijëve në Kosovë kanë vështirësi funksionale në të paktën një fushë.

“Të gjithë e dimë se ata përballen me një mori pengesash që pengojnë zhvillimin e tyre dhe ndikojnë në mirëqenien e tyre fizike dhe mendore. Në sondazhet e kaluara të kryera nga UNICEF, pothuajse 40% e prindërve dhe fëmijëve përmendin “mentalitetin e shoqërisë”, si pengesën më të madhe me të cilën përballen, ndërsa 22% përmendin mungesën e përfitimeve në para; 14% identifikojnë mungesën e shërbimeve të përshtatshme dhe 14% i referohen mungesës së legjislacionit dhe politikave gjithëpërfshirëse, tha Zicherman.

Zonja Sicherman në këtë fjalim përgëzoj iniciativën e fundit të institucioneve të Kosovës për të përfshirë Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (UNCRPD) në Kushtetutën e saj, dhe përkushtimin për të zbatuar detyrimet e saj specifike pozitive.

Ajo tha se:” Një hap tjetër i rëndësishëm do të ishte miratimi i Ligjit për Vlerësimin, njohjen e statusit, përfitimet dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara. Ligji synon të mbrojë dhe avancojë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të garantojë trajtim të barabartë, të promovojë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe t'u mundësojë atyre të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Do të ishte një reformë historike, duke e çuar Kosovën përtej modelit mjekësor të aftësisë së kufizuar dhe duke zgjeruar pranueshmërinë për përfitime dhe shërbime” tha shefja e UNICEF-it në Kosovë Nona Ziçerman.

 

Për 22 muaj të fushatës janë mobilizuar shoqatat e personave me aftësi të kufizuara dhe Forumi Kosovar I Aftësisë së Kufizuar së bashku prindër dhe fëmijë të flasim rreth nevojave dhe barrierave që ballafaqohen gjatë rritjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në vendin tonë.

Kjo fushatë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen e prindërve, vendim-marrësve dhe publikut në përgjithësi për çështje urgjente.

Fushata do të shërbej për të gjithë se si të gjithë fëmijët kanë të drejtë të mësojnë së bashku me fëmijët tjerë në shkolla, të luajnë në të njëjtat kënde lojërash, të jenë pjesë e komunitetit dhe të kenë qasje në informata dhe shërbime që janë të qasshme dhe të përshtatura për nevojat e tyre.

Në fushatën rreth dy vjeçare UNICEFI-I bënë thirrje që të punojmë së bashku për të mbështetur fëmijët me aftësi të kufizuara për të realizuar potencialin e tyre të plotë.

Motoja e fushatës është #tgjitheNperfshirje #ZgjidheLomshin për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara të financuar nga Bashkimi Evropian. /rtklive