IKD-ja pjesë e punëtorisë mbi mekanizmat e rishikimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsioni

IKD-ja pjesë e punëtorisë mbi mekanizmat e rishikimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsioni

Aktuale September 20, 2023 - 18:41

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), merr pjesë në punëtorinë shumëpalëshe mbi mekanizmin e rishikimit dhe zbatimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit (UNCAC), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Objektivi kryesor i kësaj punëtorie është të forcojë aftësitë e pjesëmarrësve për t’u angazhuar në mënyrë aktive në zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit dhe të promovojë një dialog konstruktiv ndër-sektorial mbi anti-korrupsionin.

Për më tepër, duke kombinuar sesione plenare, diskutime dhe shkëmbime të përvojave do të theksohen ndikimet e përfshirjes së shoqërisë civile në mekanizmin e rishikimit të Konventës, me qëllim të përdorimit të rezultateve për avokim.

IKD-ja, përfaqësuar nga hulumtuesja Eranda Zekaj, do të jetë e përshirë në sesionin e diskutimeve “Ndarja e përvojave të avokimit lidhur me Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit dhe anti-korrupsionit”, duke paraqitur ndikimin e shoqërisë civile në rritje të transparencës dhe përpjekjen kundër korrupsionit në Kosovë.

Punëtoria organizohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Droga dhe Krim, në partneritet me Iniciativën Rajonale Kundër korrupsionit, me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake për Zhvillim. Në këtë punëtori marrin pjesë akterë nga shoqëria civile, sektori privat dhe publik nga i gjithë Ballkani Perëndimor.

 Po ashtu, në vitin 2022, IKD ka qenë pjesëmarrëse e punëtorisë mbi zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit, ku ka diskutuar mbi zbatimin e nenit 5.3 të Konventës në Kosovë.

Image

Image