Këshilltari i Lajçakut e komenton deklaratën e Kurtit: Mospajtimet s’janë dëshmi që emisari është në anën e Serbisë
Këshilltari i përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Christian Ramet, tha se Unioni po u kërkon palëve të fillojnë pa vonesë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera të arritura.
Këto komente këshilltari i Miroslav Lajçakut i bëri në Samitit të Paqes dhe Demokracisë, që po mbahet në Prishtinë. Ai më tej shtoi se në këtë kohë krizash, sidomos pas luftës në Ukrainë, është koha për zgjerimin e BE-së.
“Agresioni rus mbi Ukrainë na ka treguar se është koha për zgjerimin e BE-së. Kur të implementohet Marrëveshja e Ohrit do të hapen mundësi që nuk kanë qenë më herët dhe do të ketë benefite për Kosovën. Kjo besoj që është arritja me e madhe e dialogut deri më tani, por duhet të fillojë implementimi i marrëveshjes dhe aneksit. Marrëveshja ka ndodhur qe tre muaj dhe nuk ka ndodhur asnjë progres. Shumë potencial ka humbur në menaxhimin e krizës dhe uljes së tensioneve. Kur ka tensione nuk ka hapësirë për dialog dhe normalizim. Ajo që BE-ja pret është implementimi, sigurisht. BE-ja u kërkon palëve të fillojnë pa vonesë zbatimin dhe të gjitha marrëveshjet e tjera”.
Deklaratën e tij e ka mbështetur edhe Cynthia Cook, nga Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila ka thënë se SHBA-ja është mbështetësja më e madhe e Kosovës, raporton EO.
Madje sipas saj, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet, ngase është zotim i dhënë.
“SHBA-ja është mbështetësja më e madhe e Kosovës. Duam ta shohim Kosovën në NATO dhe rruga e vetme është dialogu. Asociacioni duhet të ndodhë. Në këtë mënyrë, Kosova do ta hapte gjithë potencialin që ka. Ka njerëz shumë të mençur në këtë vend që po bëjnë punë të mirë”.