Inspektorati i Arsimit vendos për suspendimin e tri punëtoreve të çerdhes, ku dyshohet se u rrah 3-vjeçari

Inspektorati i Arsimit vendos për suspendimin e tri punëtoreve të çerdhes, ku dyshohet se u rrah 3-vjeçari

Aktuale September 20, 2023 - 13:37

Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim për suspendimin e tri punëtoreve (dy edukatoreve dhe kuzhinieres) së çerdhes “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë, ku dyshohet se u rrah një fëmijë trevjeçar.

Kështu tha për Klankosova.tv këshilltarja për media në Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Kutleshi-Maliqaj.

“Po ashtu, përmes këtij vendimi, Inspektorati i Arsimit obligon Drejtorinë Komunale të arsimit në Fushë-Kosovë që të marrë masa disiplinore ndaj drejtoreshës së institucionit parashkollor ‘Gëzimi Ynë’ në Fushë-Kosovë, e cila nuk ka vepruar me kohë për rastin në fjalë”, tha Kutleshi-Maliqaj.