Bunjaku: Qeveria ka ndarë vetëm vitra për qytetarët, asnjë punë të mirë s’e ka bërë
Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi e ka kritikuar sot qeverinë “Kurti” për mungesë të zhvillimit ekonomik.
Sipas Bunjakut, Qeveria nuk ka bërë asnjë punë të mirë, kryeministri Albin Kurti ka ndarë vetëm vitra për qytetarët, të cilët çdo ditë e më shumë po drejtohen nëpër ambasada për të ikur nga vendi, transmeton Zeri.info.
“Asnjë punë të mirë nuk e ka bërë kjo qeveri deri tani, përveçse ka ndarë vitra për qytetarët, tani ne jemi shtet dhe nuk duhet të jenë prioritet rastet sociale, por hapja e vendeve të reja të punës që të rinjtë tanë të mos drejtohen tek ambasadat, sepse Kosova çdo ditë po zbrazet. qeveria ‘Kurti’ është thirrur si ‘Qeveri e shpresës’, tani është shndërruar në ‘Qeveri të dëshpërimit’”, ka thënë Bunjaku në emisionin “Destinim” në Radio Prishtina, transmeton Zeri.info.
Ajo ka pranuar se aktualisht opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar qeverinë “Kurti”. /Zëri