Takohen kryetari i Prishtinës dhe ai i Londrës, flasin për sfidat e qyteteve

Takohen kryetari i Prishtinës dhe ai i Londrës, flasin për sfidat e qyteteve

Aktuale September 20, 2023 - 11:43

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar kryetarin e Londrës Sadiq Khan gjatë një Samiti për qytetet që po mbahet në New York.

Rama në një postim në Facebook shkruan se me kryetarin londinez kanë biseduar për sfidat e qyteteve.

“Takim i mrekullueshëm me kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, gjatë Samitit të Qyteteve të Fuqishme, i cili po mbahet në New York.

Biseduam mbi sfidat e qyteteve tona dhe shkëmbyem ide se si mund t’i ndryshojmë vendet tona për të mirë”, shkroi Rama.