KESCO: Çmimet e energjisë elektrike në Kosovë, më të lirat në rajon dhe Evropë

KESCO: Çmimet e energjisë elektrike në Kosovë, më të lirat në rajon dhe Evropë

Aktuale September 20, 2023 - 10:58

Sipas Zyrës së Statistikave të Komisionit Evropian (EURSTAT), Kosova kishte bindshëm çmimet më të lira të energjisë elektrike në Evropë për vitin 2022, kur edhe janë bërë matjet e fundit vjetore.

Çmimet mesatare për shpenzimin mesatar të konsumit janë 6 centë për kilovat/orë, që është afro 25 për qind më lirë se e dyta më e lira, që është Serbia me çmim 7 centë për kilovat/orë. Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi kanë çmimet nga 8 centë për kilovat/orë, ose më tepër se 35 për qind më shtrenjtë se në Kosovë. Maqedonia e Veriut është edhe më e shtrenjtë, duke shënuar çmimi prej 10 centë për kilovat/orë, që i bie afro 70 për qind më shtrenjtë se Kosova.

Në këto matje janë të përfshirë vetëm konsumatorët e përmasave të mesme me një konsum vjetor prej 2500 kWh deri në 4999 kWh.

Të gjitha vendet e BE-së kanë çmime së paku dyfish më të larta se Kosova. Vendi më i populluar i BE-së, Gjermania, ka një çmim prej 28 centësh për kilovat/orë, ose 4.75 herë më tepër se në Kosovë.

Ndërkohë, Danimarka, Belgjika dhe Italia janë tri vendet e Bashkimit Evropian, të cilat vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë për energji elektrike, bazuar në të dhënat e EUROSTAT-it për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2022. Kurse sa i përket rajonit, çmimet më të larta të energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiakë i kanë Romania, Greqia dhe Kroacia.

Sipas EUROSTAT-it, në Danimarkë 1 kilovat/orë energji elektrike kushton mesatarisht 47 centë, në Belgjikë 42 centë, kurse në Itali çmimi arrin në 33 centë.

Në Kosovë, çmimi për kilovat/orë është 6 centë, që i bie se është gati pesëfish më i ulët se në Romani, ku 1 kilovat/orë kushton 29 centë.

Çmimet në Evropë:

Kosova - 0.06 € kWh
Serbia - 0.07 € kWh
Bosnjë dhe Hercegovina - 0.08 € kWh
Shqipëria - 0.08 € kWh
Mali i Zi - 0.08 € kWh
Hungaria - 0.09 € kWh
Bullgaria - 0.10 € kWh
Maqedonia e Veriut - 0.10 € kWh
Malta - 0.12 € kWh
Holanda - 0.12 € kWh
Islanda - 0.12 € kWh
Kroacia - 0.13 € kWh
Polonia - 0.15 € kWh
Sllovakia - 0.16 € kWh
Sllovenia - 0.17 € kWh
Portugalia - 0.19 € kWh
Finlanda - 0.19 € kWh
Norvegjia - 0.19 € kWh
Luksemburgu - 0.19 € kWh
Franca - 0.19 € kWh
Austria - 0.20 € kWh
Moldova - 0.20 € kWh
Lituania - 0.20 € kWh
Suedia - 0.20 € kWh
Lihtenshtajn - 0.22 € kWh
Estonia - 0.22 € kWh
Greqia - 0.23 € kWh
Latvia - 0.25 € kWh
Qiproja - 0.28 € kWh
Gjermania - 0.28 € kWh
Romania - 0.29 € kWh
Irlanda - 0.30 € kWh
Çekia - 0.31 € kWh
Spanja - 0.32 € kWh
Italia - 0.33 € kWh
Belgjika - 0.42 € kWh
Danimarka - 0.47 € kWh.