Abdixhiku: Projekti më i madh i kësaj qeverie është ura dymetërshe në Istog
Aktuale
September 19, 2023 - 22:11
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë që arritja më e madhe e kësaj qeverie është ndërtimi i urës dymetërshe në Istog.
“Gjëja më e dëmshme që na ka ndodhur si shoqëri është varfëria e aspirimit të diçkaje, e ambicies”, ka thënë Abdixhiku.
“Kur projekti më i madh i një qeverisjeje trevjeçare me 51 për qind është një urë dymetërshe në Istog, natyrisht që këto gjërat tjera mund të duken edhe të pabëshme.
Abdixhiku shtoi se në planet e tij i ka hequr ato projekte që e ka vlerësuar që nuk janë të bëshme brenda një mandati katërvjeçar.
“Kam hequr shumë projekte nga diskutimi që e kemi pasur për shkak se s’kanë qenë të bëshme”. /klankosova