Osmani publikon foto nga pritja e organizuar nga Szholzi në New York

Osmani publikon foto nga pritja e organizuar nga Szholzi në New York

Aktuale September 19, 2023 - 18:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga takimet në pritjen e organizuar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz në New York.

Osmani shkroi se atje ishte me partnerëve dhe “aleatëve të çmuar të Kosovës”.

“Mbrëmë, në pritjen e organizuar nga Kancelari Scholz, në mesin e partnerëve të shumtë e aleatëve të çmuar të Kosovës”, shkroi ajo.