Ndahen tre milionë euro për përkrahjen e 99 bizneseve të komuniteteve

Ndahen tre milionë euro për përkrahjen e 99 bizneseve të komuniteteve

Aktuale September 19, 2023 - 15:52

99 përfitues kanë nënshkruar kontratat si përfitues të thirrjes për përkrahjen e bizneseve nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se projekti që kap vlerën prej tre milionë eurove do të ndahet në disa faza, ndërsa përfituesit janë nga lëmi të e ndryshme.

Ai me këtë rast premtoi edhe më shumë fonde për të gjithë pa dallim.

“Unë kam qenë kryeministër edhe vitin e kaluar dhe kjo punë kërkon një ministër si Rashiqi që të përfundojë ky projekt. Jam i lumtur që projekti në vlerë prej tre milionë eurove po jetësohet”, tha Kurti.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se kontrata përbën obligime dhe përgjegjësi për të dyja palët. Tha se dikasteri që ai e drejton do ta bëjë vlerësimin çdo dy vjet.

“Pjesa më e rëndësishme është që ju si përfitues keni të drejta dhe obligime në kontratë dhe është dizajnuar si e atillë që ju bën përgjegjës dhe obligim, për të dyja palët”.

“Ne do t’u përcjellim, për çdo dy vjet e kemi obligim që ta mbikëqyrim projektin nëse jeni të aftë për ta kryer atë punë dhe nëse do të jetë e nevojshme Kjo është një strategji afatgjate që gjithmonë institucionet do t’i keni pranë jush”, tha Rashiqi.