Në Spitalin e Pejës kryhet një operacion i rrallë

Në Spitalin e Pejës kryhet një operacion i rrallë

Aktuale September 19, 2023 - 13:15

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është kryer një operacion i rrallë, që kryhet vetëm në institucionet më të njohura botërore.

Sipas njoftimit të Spitalit, kjo gjë është bërë në kuadër të bashkëpunimit mes të kirurgëve në Spitalin e Pejës e në veçanti i dr. Fazli Shalës me kirurgun nga Italia, dr. Alfonso Recoradare.

“Edhe kësaj radhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është kryer me sukses një intervenim kirurgjik shumë kompleks te një paciente e re me karcinom ovariale metastatike. Intervenimi është kryer nga ekipi i përbërë nga kirurg dhe gjinekolog dhe atë: dr. Alfonso Recoradare, dr. Fazli Shala dhe dr. Ramadan Daci”, njofton Spitali i Pejës. /Zëri