Avokati i familjes së 3-vjeçarit: Fëmija ishte i izoluar prej të tjerëve, i duhet trajtim

Avokati i familjes së 3-vjeçarit: Fëmija ishte i izoluar prej të tjerëve, i duhet trajtim

Aktuale September 19, 2023 - 12:39

Nasuf Hasani, avokati i familjes së 3-vjeçarit që dyshohet se u sulmua fizikisht në çerdhen “Gëzimi Ynë”, tha se me prindërit e fëmijës kanë dhënë një intervistë në Polici, ku pretendojnë se edukatoret kanë kryer vepër penale.

Hasani tha se presin nga Prokuroria të veprojë sipas procedurave, teksa shtoi se edukatoret janë ende duke u marrë në intervistë nga ana e Policisë.

“Provat që i kanë grumbulluar nga kopshti, tash duhet t’i dërgojnë në prokurori dhe pastaj prokurori vendos për sa i përket përkufizimit të veprës penale”.

“Ne konsiderojmë se punonjëset i kanë bërë së paku tri vepra penale dhe në bazë të provave, pa asnjë mëdyshje, ato kanë kryer vepër penale”, tha Hasani.