Osmani takohet me Scholzin: Do të vazhdojmë forcimin e partneritetit me Gjermaninë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka uruar kancelarin gjerman Olaf Scholz me rastin e 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB.
Osmani ka ndarë fotografi nga takimi me Scholzin gjatë qëndrimit të saj në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ndërsa është shprehur e kënaqur me partneritetin mes Kosovës dhe Gjermanisë, transmeton Zeri.info.
“E urova kancelarin Olaf Scholz me rastin e 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB, një gjysmë shekulli angazhim për paqen, zhvillimin dhe bashkëpunimin global. Krenare për partneritetin e qëndrueshëm Kosovë – Gjermani, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, shkroi Osmani në Twitter.
Osmani gjatë ditës ka takuar edhe liderë dhe zyrtarë të tjerë nga e gjithë bota. /Zëri
I congratulated @Bundeskanzler Olaf Scholz on Germany's 50th anniversary of UN membership.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 19, 2023
A half-century of commitment to global peace, development and cooperation.
Proud of the enduring ë-ë partnership which we will continue to strengthen. pic.twitter.com/BQR9WoFu3o