Nagavci e shqetësuar për keqtrajtimin e fëmijës në Fushë-Kosovë: Do të merren të gjitha masat
Foto:Laura Hasani

Nagavci e shqetësuar për keqtrajtimin e fëmijës në Fushë-Kosovë: Do të merren të gjitha masat

Aktuale September 19, 2023 - 10:44

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se rasti i mbrëmshëm i keqtrajtimit të një fëmije në çerdhen në Fushë-Kosovë është tejet shqetësues dhe se duhet të merren të gjitha masat.

Sipas saj, në këtë rast ka persona të tjerë që kanë qëndruar indiferentë. Ministrja shtoi se me këtë rast është duke u marrë Inspektorati dhe se gjatë ditës do të jetë një raport i plotë në lidhje me rastin.

“Pamjet që i pamë të raportuara mbrëmë në media për abuzimin e skajshëm, inspektorët e Arsimit janë aty, pres që si ministre të merren të gjitha masat. Jam tejet i shqetësuar se ai rast nuk është i izoluar, shihet që më shumë se një person kanë qëndruar indiferentë ndaj rastit”.

“Ne presim që sot gjatë ditës të kemi raport, jo vetëm zotohem që nuk do të lejoj një rast të tillë, është e rëndësishme që ligjet të cilat i kemi t’i zbatojmë në mënyrë të duhur. Ligji ka për qëllim ta përmirësojë cilësinë”, tha ajo. /EO