Dështon raportimi i ministrit Krasniqi në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike
Aktuale
September 19, 2023 - 10:22
Ka dështuar raportimi i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në Komisionin e Kuvendit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Mbledhja nuk është mbajtur në mungesë të kuorumit, pasi shumë deputetë gjenden jashtë vendit, raporton Zeri.info.
Kryetarja e këtij komisioni, Hykmete Bajrami, e ka shpallur të mbyllur mbledhjen pas votimit ku nuk kishte kuorum për të vazhduar raportimi. /Zëri