Lajçaku takohet me Cholletin e Escobarin: Kemi të njëjtin lexim të situatës në Ballkan, jemi në një linjë

Lajçaku takohet me Cholletin e Escobarin: Kemi të njëjtin lexim të situatës në Ballkan, jemi në një linjë

Aktuale September 19, 2023 - 08:12

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit Derek Cholletin dhe emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçaku pas takimit tha se është gjithnjë i dobishëm rikonfirmimi se SHBA-ja dhe BE-ja e kanë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor.

“Gjithmonë e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe ne jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, shkroi Lajçaku.

Këto deklarata të Lajçakut vijnë vetëm një ditë pas konferencës së kryeministrit të vendit Albin Kurtit, i cili akuzoi atë për njëanshmëri ndaj Serbisë në kuadër të dialogut.

Për këtë Kurti bëri të ditur dje se u ka nisur letër zyrtare Washingtonit, Berlinit, Parisit e Romës.