Osmani në New York takon kryeministrin e Libanit, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.
Në komunikatë thuhet se Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike.
Bëhet e ditur se Osmani e ka njoftuar kryeministrin Mikati edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Ata kanë diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët.
“Në takim me kryeministrin Mikati, Presidentja Osmani foli edhe për organizimin e edicionit të dytë të Forumit global të Grave, Paqes dhe Sigurisë që mbahet më 23 tetor të këtij viti dhe i bëri ftesë për pjesëmarrje atij dhe zyrtarëve të tjerë libanezë”, thuhet tutje në komunikatë.