Specialja hedh poshtë mocionin e mbrojtjes së Pjetër Shalës
Aktuale
September 18, 2023 - 17:08
Gjykata Speciale ka hedhur poshtë mocionin e mbrojtjes së Pjetër Shalës për rrëzimin e akuzës për vrasje të paligjshme.
Ky vendim është marrë nga trupi gjykues i kësaj çështjeje më 15 shtator dhe është bërë i ditur në faqen zyrtare të Dhomave Specializuara të Kosovës, raporton rtk.
Në këtë mënyrë, gjykimi në këtë çështje do të vazhdojë më 20 shtator, në orën 09:30, ku do të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja.