5000 euro për fëmijën e tretë, ky është një nga zotimet e “Rrugës së Re” të LDK-së
Aktuale
September 18, 2023 - 14:21
Lidhja Demokratike e Kosovës në programin e saj qeverisës për familje parasheh ndarjen e pesë mijë eurove për fëmijën e tretë.
Këtë shifër e bëri publike kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, gjatë prezantimit të programit të quajtur “Rruga e Re”, i cili përbëhet nga 100 projekte.
Në mesin e zotimeve që bëjnë pjesë në programin qeverisës të LDK-së është buxheti prej 4.5 miliardë eurosh në mandatin e parë qeverisës.
Ky subjekt politik parasheh që vendi t’i ketë dy mijë ushtarë më shumë deri në fund të mandatit.
Po ashtu, në këtë program zë vend edhe plani për ndërtimin e Centralit me Gaz që kap shumën e 500 milionë eurove.