Kusari-Lila, e brengosur për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila tha se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur të mbahen dy seanca ditën e enjte.
Ajo ka sqaruar së këtë ditë do të votohet Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore. Sipas saj, sfidë mbetet moskalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.
“U morëm vendimi që të etjen të vazhdojë seanca me pikat e papërfunduara. Pastaj duhet të fillojë një seancë e re e kërkuar nga 40 deputetë për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, ku në atë seancë do të bëhen propozimet e anëtarëve, anëtarëve nga grupet parlamentare për këtë komision”.
“Do të mbeten sfidë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat janë vetë duke u shtuar. Nga pesë sa kanë qenë, tani shtohen edhe dy”, tha ajo. /EO